Rreth nesh  

garden

Restaurant Garden posedon në një ambient të ngrohtë e mikpritës, ku ju ndiheni si në shtëpinë tuaj. Ai u bë shumë shpejt dhe vazhdon të jetë një nga më të preferuarit në Shkup, sepse gatimet tona bazohen në traditën e kulinarisë shqiptare dhe asaj mesdhetare.

Tarraca e jashtme me një kapacitet të përafërt prej 150 personash që shndërrohet në vendin perfekt të freskisë, bukurisë dhe qetësisë gjatë verës. Garden është vend i mrekullueshëm për të ngrënë apo për të pirë që kombinon atmosferën intriguese me ushqimin e shijshëm. Qëllimi ynë nuk është thjesht cilësia e ushqimit, por edhe shërbimi cilësor e çmime shumë të mira. Ne dimë të kombinojmë me njëra-tjetrën larminë e Menusë, atmosferën gazmore, ambjentin e këndshëm si dhe stafin miqësor me qëllim që të krijojmë terrenin e duhur për të arritur qëllimin tonë që është kënaqësia e klientit. Menuja është e pasur dhe ushqimet e freskëta. Shefi ynë me përvojë bashkon më së miri cilësinë e ushqimit me delikatesën dhe elegancën e servirjes në pjatë. Kemi krijuar ambient shumë tërheqës me çmime jo shumë të larta, por gjithmonë pa harruar faktin që jemi një restorant Elitë dhe njekohesisht edhe restorant Popullor.